Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, që në bashkëpunim me Drejtorit Komunale të Arsimi dhe prindërit të krijojnë një platformë në nivel vendi, e cila do të adresoj sfidat në arsim, e sidomos rrezikun e mbylljes së shkollave si shkak i largimit të nxënësve.
Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jashari në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se gjendja në sektorin e arsimit në Kosovës është e keqe për dy arsye, e para sipas tij, për shkak të uljes së natalitetit edhe për shkak të ikjeve nga vendin për një jetë më të mirë në vendet e BE-së.
Ai ka thënë se si shkak i kësaj në viset rurale ka tendenca për mbyllje të shkollave dhe duhet një angazhim më i madh që punëtoret e arsimit të mos mbesin pa vende pune.
“E kemi një gjendje të keqe në sektorin e arsimit, për dy momente, për shkak të natalitetit vazhdon të ulët në Kosovë, por edhe për shkak të ikjeve, gjegjësisht shkuarjeve në vendet e tjera për një jetë më të mirë dhe kjo ka prekur edhe sistemin arsimor. Në gjatë viti të kaluar shkollor jemi marr më këtë çështje dhe kishim informacione të cilat mund t’i quaj jo të verifikuara se po shtohet numri i atyre që largohen, kam fjalën kërkesat që ishin për pushim sipas ligjit një vit pa pagës dhe ne kishim frikë se këta njerëzit tanë e marrin këtë pushim shkojnë dhe e provojnë fatin jashtë dhe nëse atje stabilizohen nuk kthehen do të edhe kishim frikën sidomos për kuadrat që i quajmë të lëndëve shkencore, teknologjisë, matematikës dhe lendeve të tjera”.
“Ne publikuam përmes mediave edhe shifrat e para që i përmendem nga raportet tona 300 dhe pritem që Nagavci dhe ministria të reagojë, do të ishim të lumtur po të na demantonte mirëpo heshtja e ministrisë tregon se këtu ka të vërteta. Fatkeqësia jonë është se ajo që dihet në viset rurale kemi tendenca për mbyllje të shkollave dhe ne jemi kujdestar të situatës dhe luftojmë dhe angazhohemi që punëtoret e arsimit që pa fajin e tyre ju ndodh kjo situatë me mbyllje paralelesh apo shkolla në tërësi të mos mbesin pa vende pune”, ka thënë ai.
Kryesindikalisti tha se deri më tani shteti dhe SBAShK-u janë kujdesur që mësimdhënësit të mos mbesin pa punë si shkak i mbylljes së shkollave.
Por ai ka theksuar se duke marr parasysh gjendje aktuale të largimit nga vendi situata do të ndryshoj dhe do të ketë mbyllje të shkollave, raporton EO.
“Deri më tani nuk e kemi këtë situate edhe shteti duke ka kujdes por edhe SBAShK është kujdestar i saj, nuk kemi ndonjë shifër që tregon se dikush ka mbetur pa punë për shkak të mbylljes së shkollave. Mirëpo kjo gjë nuk mund të ndodh në pa kufijtë dhe unë mendoj se shteti ynë, Qeveria, qoftë kjo, qoftë Qeveri që vjen në zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të ulet dhe ta bëjë një platformë për nivel vendit, të mos na ndodhi siç ndodhi dikur në Kamenicë. Ta marrim një vendim të bazuar në nivel vendi ku do të përfshiheshin të gjitha palët, MAShTI, Qeveria, prindërit dhe SBAShK”.
“Në mënyrë që zgjedhja që behët sepse shkollat do të mbyllën se pa nxënës nuk ka arsye të kemi shkolla, por t’i kemi dy çështje, të merremi vesh në nivel vendi çafër me nxënësit që janë në numër të vogël dhe duhet shkuar në një shkollë tjetër sepse shumë lehtë duhet të ju thuhet se do të ju sigurojmë udhëtimin, pastaj udhëtimi sigurohet herë po herë jo. Dhe çfarë me punëtoret e arsimit, SBAShK insiston dhe do të insistoj që punëtorët e arsimit të ju gjendet mundësia që të sistemohen në vende pune sepse. Por ne kemi hallin edhe të nxënësve që duhet që të ju sigurohet udhëtimin dhe duhet të parë cila shkollë të mbyllët, e mos të mbyllen, do të thotë një shkollë të mbetet e hapur për hir të dikujt e ndonjë shkollë të mbyllet për inat të dikujt por të behët një platformë në nivel vendi”, ka thënë ai.
Jashari ka thënë se është e nevojshme që të ketë rritje të koeficienti dhe se kërkesa e tyre është që ajo të rritet për 30 për qind.
“Duhet që të behët një rritje, dhe kërkesa jonë e dërguar tani e një mua e sa të kryeministri i cili hesht dhe nuk qanë kokën për sindikatat nuk kemi përgjigje. Ne kemi kërkuar për të gjithë jo vetëm për arsim që ngritja të bëhet së paku 30 për qind e vlerës së koeficientit, e jo të pritet ajo atmosfera e fushatës zgjedhore sepse atëherë do të konsiderojmë se çdo gjë që po bënë kjo qeveri e bënë për hir të fushatës dhe për hir të votave. Nuk na duhen ngrite për hir të votave, por ngrite për hir të situatës dhe gjendje në të cilën jemi”, ka thënë ai.