Internacionalja e Arsimit dhe shumë sindikata anëtare të saj po zhvillojnë aktivitete të ndryshme duke u solidarizuar me punëtorët arsimorë, me nxënësit dhe me popullin e Ukrainës e dukedënuar e gjykuar agresionin rus ndaj këtij vendi të pavarur.
Duke iu bashkuar këtij aktiviteti SBASHK-u i drejtohet drejtorëve, punëtorëve arsimorë dhe nxënësve që në minutat e parë të orëve të para në të dy ndërrimet me një minutë heshtje të lartësohet kujtimi për viktimat e pafajshme e pastaj të flitet për situatën aktuale në Ukrainë dhe të shprehet solidaritet ndaj mësuesve, nxënësve dhe popullit të Ukrainës dhe t’i bashkohemi botës demokratike duke gjykuar e dënuar agresionin e Rusisë ndaj këtij vendi të lirë e të pavarur, thuhet në një komunikatë të SBAShK, raporton Scanner.
Sipas komunikatës, duke u nisur nga fakti se populli ynë e njeh dhembjen që kanë ukrainasit sepse edhe ne në një kohë jo të largët përjetuam dhunën, torturat dhe vrasjet e masakrat nga një pushtues i egër dhe solidariteti e fjala e mirë e popujve na forconte, jemi të sigurt se ky aktivitet do të zhvillohet në të gjitha institucionet e arsimit.