Sport

Sarri: City është favorit në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e parashikon Manchester Cityn si skuadër favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Ai ka bërë me dije nuk dëshiron që në 1/8 e finales të përballet me Real Madridin.

“Në 1/8-at është kualifikuar ajka e Evropës, por ka skuadra të nënvlerësuara sivjet, shumë të rrezikshme si Reali i Madridit, për shembull, që dua ta shmang. Ndërsa për favoritin, duke parë situatën e tij në kampionat, besoj se është Mançester Siti i Guardiolës”, ka thënë Sarri.