Rozë

Sara pas përjashtimit nga BBVA: Do e pres Bardhin jashtë

By GAZETA SCANNER 1

March 05, 2024

Sara pasi u përjashtua nga Big Brother VIP Albania, ka folur në studio rreth lojës së saj.

Ajo tha ishte e duhur dalja e saj.

“Përveç konkurentëve që janë këtu, askush nuk e di se çfarë ndodh aty brenda. Nëse je impulsiv jashtë, aty je 100 herë më shumë. Ah more Bardhi. Unë i kam vënë unazën në gisht sepse doja t’i lija diçka. Unë kam kafshuar shumë herë gjuhën me Françeskën. Kam bërë gabim. Ishte e duhur dalja ime, ata aty brenda janë më të kontrolluar dhe më të frenuar se unë ata brenda. Unë nuk e manipulova situatën. Por nëse kam bërë diçka të mirë me hyrjen time, është që u bëra shembull për të tjerët. Mora një mësim shumë të mirë që me impulsivitetin tim, deri në ditën e 52-të arrita.”- tha Sara.

Tutje ajo foli edhe për Bardhin.

“Sigurisht që do e pres Bardhin jashtë, unë nuk e di si do e nis ditën pa të”- shtoi ajo.