Taylor Swift do të performojë në skenën e madhe të Santiago Bernabeu në kuadër të turneut të saj botëror “The Eras Tour”.
Përgatitjet për skenën ku po punojnë më shumë se 1 mijë njërëz filluan të shtunën në mëngjes për performancën e 29 dhe 30 majit.
Ajo që po raportohet nga mediat në Spanjë është lidhur me detajet rreth koncertit që nuk guxojnë të zbulohen.
Punëtorët e stadiumin nuk guxojnë të japin asnjë lloj informacioni minimal për koncertin.
Ndryshe, dy ditë pas koncertit të dytë do të luhet finalja e Champions League që do të shfaqet në ekranin gjigant të “Santiago Bernabeut”.