Lajme

Sanksionet e BE-së në mbetën në derë: Zëvendësi i Gërvallës s’e ka idenë kur mund të hiqen ato

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2023

Zëvendësministri  Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka dhënë një intervistë për lajmi.net, dhe ka folur për zhvillimet politike në vend.

Ai ndër të tjera është pyetur edhe për sanksionet që ka vendosur Bashkimi Europian ndaj Kosovës në fund të qershorit të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Edhe pse është qeveritar i vendit, ai nuk di ndonjë datë se kur mund të largohen sanksionet ndaj Kosovës.

Vlerësohet se impakti i këtyre sanksioneve do të jetë qindra miliona euro për vendin.

Këto sanksione kishin ardh si rezultat, pasi që institucionet e Bashkimit Europian, respektivisht Komisioni Europian, kishte vlerësuar se Kosova nuk kishte ndërmarrë asgjë për deeskalimin e situatës në veri të vendit, ku gjatë majit dhe qershorit pati protesta të dhunshme nga serbët të udhëhequr nga celulat kriminale.