Ekonomi

Sanksionet amerikane kundër Rrjedhës Veriore korrin rezultatet e para

Sanksionet kundër kompanive që operojnë në gazsjellësin rus Rrjedha Veriore 2 kanë hyrë në fuqi, porositi Thesari i SHBA-ve.

Këto sanksione janë përfshirë në buxhetin ushtarak për vitin fiskal 2020 dhe janë nënshkruar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Nën regjimin e sanksioneve të ShBA-ve, të gjitha palët që qëllimisht kanë shitur, marrë me qira ose siguruar anije që marrin pjesë në vendosjen e gazsjellësit në një thellësi prej 30,5 metrash ose më shumë, në ndërtimin e gazjellësit Rrjedha Veriore 2 dhe Rrjedha Turke, duhet t’i tërheqin këto anije.

Siç duket, sanksionet kanë filluar t’i korrin rezultatet e para.

Në fakt, Reuters raporton se kompania zvicerane-holandeze Olsiz ka njoftuar se ka pezulluar të gjithë aktivitetet e vendosjes së tubacionit për gazjellësin rus për shkak të sanksioneve amerikane.

Kompania deklaroi se do të pajtohej me dispozitat e Ligjit të Buxhetit Ushtarak të ShBA-ve dhe se pret që autoritetet amerikane të japin udhëzime për çështje rregullatore dhe teknike dhe shpjegime mjedisore.

Vendimi i Olsiz vë në pikëpyetje përfundimin e një projekti 11 miliardë dollarë që do të dyfishojë kapacitetin e gazjellësit për Gjermaninë. Moska pati njoftuar se i njëjti do të jetë gati brenda disa muajsh.

Projekti Rrjedha Veriore përfshin ndërtimin e dy degëve të gazsjellësit me një kapacitet të përgjithshëm prej 55 miliardë metra kub gaz në vit, i cili do të rrjedhë nga bregu rus përmes Detit Baltik në Gjermani.

Të mërkurën, Senati Amerikan miratoi buxhetin e mbrojtjes që parashikon, ndër të tjera, vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive që punojnë në këtë projekt rus.