Lajme

Sandulloviq: Regjimi diktatorial i Vuçiqit vazhdon ta persekutojë vajzën time

By GAZETA SCANNER 1

January 27, 2024

Opozitari serb Nikolla Sandulloviq, ka bërë të ditur se vajza e tij Klara është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Në platformën X, ai ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentitn serb, Aleksandar Vuçiq.

“Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiqit vazhdon të persekutojë vajzën time Klara. Policia e mban atë së bashku me zyrtarët e Partisë Republikane në pikën kufitare Merdare dhe nuk i lejon të hyjnë në Serbi”.

Kujtojmë se Klara Sandulloviq sot gjatë ditës ka bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Të njëjtin veprim e ka bërë para disa muajsh edhe Nikolla Sandulloviq i cili më pas u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA e Serbisë.