Sampaoli jep dorëheqjen nga posti i trajneri të Marseilles
Jorge Sampaoli nuk do të jetë më në stolin e ekipit francez, Marseille.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Sampaoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajneri të Marseille.
Argjentinasi gjatë ditës së sotme ia ka paraqitur dorëheqjen presidentit të klubit.
Ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga Marseille, të cilët tani do duhet të kërkojnë një trajner të ri.