Botë

Samiti i Paqes në Zvicër, Zelensky: Do t’ia paraqesim Rusisë planin e paqes

By GAZETA SCANNER 1

June 15, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do t’i paraqesë Rusisë një plan paqeje.

Zelenskyy tha se fillimisht do të siguronte miratimin e marrëveshjes së paqes nga dhjetëra liderë që marrin pjesë në samitin e paqes në Zvicër, shkruan Euronews.

Pjesëmarrës nga më shumë se 90 vende e institucione të ndryshme po marrin pjesë në samitin që po mbahet në Resortin Burgenstock mbi Liqenin e Lucernit. Qëllimi i këtij samiti është diskutimi mbi parimet bazë për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Zviceranët shpresojnë që Samiti për Ukrainën mund të prodhojë skicat e para të një procesi të mundshëm të paqes.