Lajme

Samiti i NATO-s do mbahet në Tiranë, Nazarko: Rrit prestigjin ndërkombëtar të shtetit shqiptar

By GAZETA SCANNER

August 27, 2024

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se samiti i NATO-s, do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.

Gjithashtu u bë e ditur se Shqipëria do të presë 44 liderë evropianë më vitin 2025 në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Lidhur me këtë, opinionisti Mentor Nazarko, thotë se kjo e rrit prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Është rritje e prestigjit ndërkombëtar të shtetit shqiptar, së pari. Së dyti është mundësi që Shqipëria nëpërmjet autoriteteve më të larta apo qytetarëve të komunikojë me udhëheqësit më të rëndësishëm të botës perëndimore, ku ne kemi zgjedhur të bëjmë pjesë”, tha ai.

“Është pra rikonfirmim i faktit që Shqipëria e ka eksperiencën, i ka kushtet, rrethanat logjistike, rrethanat e sigurisë, ka frymën popullore, që të mund të mbajë dy samite të tilla aq të rëndësishme”, shtoi Nazarko në “Edicionin Special” të Klan Kosovës.