Sport

Sami Sermaxhaj përzgjedhës i Kosovës A në kategorinë e grave

By GAZETA SCANNER 1

October 21, 2024

Trajneri Sami Sermaxhaj ka marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës në kategorinë e grave.

Sermaxhaj që dikur ishte trajner i Drenicës do të nis punën qysh në ndeshjet e radhës miqësore, të cilat do t’i ndihmojnë për përzgjedhjen e ekipit.

FFK-ja përmes një komunikate zyrtare konfirmoi Sermaxhajn si trajneri i ri.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se Sami Sermaxhaj është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e grave”.

Sermaxhaj do të udhëheqë Kombëtaren A të vajzave në ciklin e ri garues, ndërsa ndeshjet miqësore do t’i shërbejnë për përgatitjet dhe përzgjedhjen e ekipit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.