Lajmest-slider

Sami Lushtaku: Kjo është Buroja e Hashim Thaçi, kjo është Buroja e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur fushatë elektorale në Burojë të Skenderajt, vendlindjen e themeluesit të kësaj partie, Hashim Thaçi.

Në këtë tubim me qytetarë ka marrë pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe kandidati për kryetar nga kjo parti, Fadil Nura.

Me këtë rast, Lushtaku ka thënë se nga Buroja legjendare kanë marrë mbështetje për Nurën dhe PDK-në.

“Kjo është Buroja e Presidentit Hashim Thaçi, kjo është Buroja e PDK-së, që për 22 vite është e rreshtuar pas shtëpisë sonë të përbashkët, PDK-së. Në Burojën legjendare, morën mbështetje të madhe e të përzemërt nga mijëra qytetarë për Fadil Nurën e për PDK-në. I falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët për besimin ndaj vizionit tonë për zhvillimin e Skenderajt!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.