Lajme

Sami Kurteshi me kritika dhe akuza për mediat në Kosovë

Zyrtari i VV-së, njëherit përfaqësues i kësaj partie në KQZ, Sami Kurteshi, është lëshuar në ofendime, akuza e sulme të rënda ndaj mediave në Kosovë.

Ai në Facebook, ka publikuar një postim në të cilin informatën e plasuar e krahason me krim, vjedhje, mashtrim, gënjeshër, fyerje, shpifje, e gjëra të tjera të cilat i janë kujtuar për disa momente atij.

Madje ka thënë se kjo shpërfaq realitetin e shumicës dërrmuese të mediave në Kosovë, duke bërë aludime pa ndonjë bazë mbështetese.

Tutje ka vazhduar duke thënë se mediat në Kosovë janë mashë e krimit të organizuar dhe ish-pushteteve.

Krejt këtë “zbulim” të tij, ai ia ka vënë titullin “krimi medial në Kosovë”.

Postimi i plotë i Sami Kurteshit, ish-deputet, pa ndërhyrje:

KRIMI MEDIAL NË KOSOVË!

Krimi – nuk është informatë!

Vjedhja – nuk është informatë!

Mashtrimi – nuk është informatë!

Gënjeshtra – nuk është informatë!

Shpifja – nuk është informatë!

Fyerja – nuk është informatë!

Fshehja e vrasjeve politike nga pushteti vrasës – nuk është informatë!

Përkrahja e vrasësve kriminelë – nuk është informatë!

Arsyetimi i copëtimit të Kosovës – nuk është informatë!

Zhvatja e pronës publike – nuk është informatë!

Injoranca profesionale – Gënjeshtra – nuk është informatë!

E shumë veprime të tjera kriminale – nuk janë informatë!

As janë lajm!

Janë thjeshtë krim njerëzor e ligjor!

Fatkeqësisht, kjo është fytyra, përmbajtja, shpërfaqja dhe veprimi i shumicës së mediave, sidomos atyre audiovizuele dhe elektronike në Kosovë.

Në këtë shumësi krimi medial, moti, shumë moti janë bërë gati të padukshëm gazetare/ët dhe mediat në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Mediat, shumica absolute e tyre ishin dhe janë njëkohësisht produkt dhe mashë e krimit të organizuar institucional të pushteteve njëzetvjeçare në Kosovë. Prandaj, nuk mund të ketë as përmbajtje, as shpërfaqje e as veprime të tjera nga krijuesit dhe sponzorët e vet.

Krimi medial dhe i mediave në Kosovë nuk mund të mbetet temë tabu në Kosovë!

Tregu medial në Kosovë nuk lirohet ngakrimi brenda vetes pa një katarzë të brendshme.

Postimi i plotë: KËTU