Lajme

Sam Asghari flet për ndarjen nga Britney Spears: Ishte përvojë e mrekullueshme

By GAZETA SCANNER 1

March 05, 2024

Sam Asghari ka folur në lidhje me përfundimin e martesës së tij me Britney Spears.

Modeli 29-vjeçar dhe këngëtarja 42-vjeçare filluan të takoheshin në vitin 2017 dhe u martuan në vitin 2022. Një vit më pas ata u ndanë.

“Ishte një bekim të isha në gjendje të ndaja jetën me dikë për një kohë të gjatë”, tha Sam për People, transmeton Klankosova.tv.

“Njerëzit ndahen, por edhe vazhdojnë jetën tutje”.

Përkundër faktit se ai ishte ai që paraqiti kërkesën për divorc, Sam tha se nuk kishte ndonjë dëshirë të keqe ndaj Britney.

“Gjithmonë i kam urryer njerëzit që largohen nga një marrëdhënie e caktuar, dhe më pas kur ata flasin keq për njëri-tjetrin. Kjo është diçka që nuk do ta bëj kurrë sepse nuk pata asgjë tjetër veçse një përvoje të mrekullueshme dhe jetë të mirë. Kjo do jetë gjithmonë pjesë e jetës time, një kapitull i jetës time”, shtoi ai.