Lajme

Sallahu “i vajit në tepsi” prapë me deklaratë të çuditshme: Aktakuzat janë infuzion për ne

By GAZETA SCANNER 1

October 06, 2024

Zëvendësi i Haxhiut, Blerim Sallahu, i cili e pati pasqyruar punën në këtë ministri “sikur vajin në tepsi”, ka çuditur me një tjetër frazë, kësaj rradhe në kuadër të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Ai duke iu referuar me gjuhë krejt armiqsore organeve të drejtësisë, i ka quajtur “infuzion” për ministrat e aktivistët e Vetëvendosjes, aktakuzat kundër tyre.

Ndryshe në të kaluarën, VV kërkonte dorëheqjen e politikanëve që ishin nën aktakuzë.