7.5 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi sot se do të kandidojë për postin e kryetarit të PD-së në Kuvendin e 22 majit.

Në një konferencë për media, Berisha denoncoi fushatën që po bëhet kundër moskandidimit të tij për kryetar të PD-së.

“Denoncoj fushatën e financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit kundër kandidimit të Sali Berishës. Unë e kam shpallur kandidaturën dhe ata bëjnë emisione a duhet të kandidojë Berisha. Kjo është fushatë e pashembullt. Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentet. Nëse më 22 maj zgjidhem me referendum të demokratëve, nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre”, tha Berisha.

Berisha foli për raportin e fundit të organizatës “Reporterë pa kufij” për mediet në Shqipëri.

“Lajmi që solli ‘Reporterë pa kufij’ për një rrokullisje dramatike me 20 vende të Shqipërisë për lirinë e medieve dhe të mendimit dhe fjalës është një rast dramatik. Një saç, një kupolë e mafies shtetërore dhe e bizneseve të lidhura me të po mbyt fjalën e lirë në Shqipëri. Thirrja është të mbrojmë lirinë e medieve si një pasuri e paçmuar për qytetarët”, tha ai.

Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi për rastin e vdekjes së të riut në komisariatin e Kavajës, Ilvi Meta.

Ai paralajmëroi se nesër do të ketë protestë, ku do të ndizen qirinj në shenjë solidarizimi për vdekjen e të riut.

“Ministri i familjes që në vend të merret me zbatimin e ligjit, është gardian i interesave kriminale të klanit Rama. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë heshti sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është dhe më kriminale. Heshti në një kohë kur në një hark kohor 5-javor 2 të rinj u vdiqën në qelitë e komisariatit të policisë ku duhet të ishin më të sigurtë. Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të drejtuesve të shtetit, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi. Ndërkohë unë do t’i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit nesër para të gjitha komisariateve të Shqipërisë në orën 8 të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore, stop vrasjeve në Komisariate”, tha Berisha.

Berisha e ka konsideruar procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, si qesharak

“Procesi për zgjedhjen e presidentit është qesharak. Ato arrijnë deri aty sa nëpërmjet Batonit, Edi Rama propozoi për presidente bashkëshorten e tij. Pra arriti ta personalizojë në këtë proces”, tha ai.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e tij për çështjen e Presidentit dhe deklaratat e Alibeajt, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Këshilli Kombëtar do të mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj këtij procesi dhe për të marrë qëndrimin politik.

“Edi Rama do të haset me opozitën e vërtetë. Është e kotë të komentoj për emrin në një kohë kur ai nuk përbën asgjë tjetër veçse sillet si ministër i Edi Ramës”, tha Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit