Kualifikimet për Botërorin 2022 nuk kanë përfunduar ende pasi kanë mbetur edhe tri Kombëtare që do ta kompletojnë garën që do të mbahet në pjesën e dytë të vitit në Katar.
Por, tashmë dihet se shumë yje të futbollit Botëror nuk do t’i shohim në “Katar 2022” pasi nuk arritën të kualifikoheshin me Kombëtaret përkatëse.
Deri tash 29 Kombëtare e kanë prerë biletën për në Botëror.
E nga lojtarët e njohur që kanë mbetur jashtë Botërorit mund ta krijojmë një ekip solid.
Ky ekip me formacionin 3-4-3 përbëhet nga më së shumti italianë, por sulmi është i frikshëm me Mohamed Salah, Erling Haaland dhe Pierre Emerick-Aubameyang, të cilët do të jenë të detyruar ta shohin Botërorin përmes televizorit, ose në tribuna.
Gjithashtu, jashtë Botërorit mbeti edhe sulmuesi i njohur suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Ekipi i yjeve që mbetën jashtë Botërorit
Portier: Gianluigi Donnarumma
Mbrojtës: Milan Skriniar
Mbrojtës: Giorgio Chiellini
Mbrojtës: David Alaba
Mesfushor: Marco Verratti
Mesfushor: Franck Kessie
Mesfushor: Luis Diaz
Mesfushor: Riyad Mahrez
Sulmues: Mohamed Salah
Sulmues: Erling Haaland
Sulmues: Pierre-Emerick Aubameyang