Profesori Sadri Ramabaja ka komentuar fjalimin e presidentes Osmani në Kuvend.
Ajo ka thënë se Osmanit i intereson që Albin Kurti mos të jetë kryeministër.
“Duket sikur të ishte kandidate Vjosa. Kësaj i intereson që Albin Kurti të mos jetë në pushtet, të tjerat nuk janë me rëndësi. Këtu bashkohet me LDK, PDK dhe AAK. Duket qartë që është bërë me opozitën”, tha Ramabaja në Dukagjini.
“Vjosa Osmani ka filluar të distancohet nga qëndrimi i qeverisë për marrëveshjen e Brukselit. E tha në mënyrë patetike, se do të duhej të realizohej njëanshmërisht. Për presidenten më i rëndësishëm është nënshkrimi i presidentit Amerikës, se i Serbisë. Kjo është gjuhë elektorale”, deklaroi ai.