Lajme

Sadiku: Të hapet ura, por ta mbrojmë partneritetin me miqtë ndërkombëtarë

By GAZETA SCANNER 1

August 12, 2024

Skender Sadiku, zëvendëskryesues në komunën veriore i ftuar në “FIVE”, ka thënë që duhet të mbrohet e drejta e lëvizjes së lirë e qytetarëve.

Por, sipas tij, me ngulm të mbrohet edhe partneriteti me aleatët ndërkombëtarë.

“Sot do ta jap një kënd nga këndi i qytetarëve, duhet të themi që duhet ta mbrojmë një të drejtë universale të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve por, me më ngulm duhet ta mbrojmë partneritetin me miqtë ndërkombëtarë, mos të bëhemi bukëpërmbys dhe t’i harrojmë miqtë, por duhet të krijojmë miqësi edhe me armiqtë tjerë,” ka thënë Sadiku.

Sipas tij, ura e Ibrit duhet hapur, teksa shton se KFOR-it dhe Bashkësisë Ndërkombëtare iu kemi borxh, pasi kanë qenë gjithmonë të gatshëm në faza të ndryshme kritike.

“Duhet të hapet ura në këtë kënd, ne duhet që të kemi kujdes se kemi të bëjmë me qytetarët dhe bëjë apel që të ruajnë edhe ata që po na ruajnë neve, KFOR-i e Bashkësia Ndërkombëtare që iu kemi borxh shumë, që na janë gjind në fazën kritike, por duhet t’i bindim edhe bashkëqytetarët serbë,” shtoi Sadiku.

Sadiku po ashtu shtoi se me hapjen e urës, “të hapen edhe etnitë dhe të çohet një mesazh i kjartë që interesi i përgjithshëm qytetar dhe civilizues është që të hapet ura dhe duhet t’i ruajmë miqësitë.”