Lajme

Sadiku: Qeveria është 100% përgjegjëse për ikjen e qytetarëve – s’po kanë politika as socialiste as kapitaliste

By GAZETA SCANNER 1

July 17, 2024

Analisti Ermal Sadiku, e ka bërë 100 për qind përgjegjëse qeverinë për ikjen e qytetarëve nga vendi.

Kjo pasi sipas tij, qeveria është institucioni i vetëm që e ka mundësinë për të ndikuar në ndaljen e ikjes së qytetarëve nga vendi.

“Nuk është e lehtë, por qeveria është ajo që e ka mandatin për të krijuar diçka dhe e ka përgjegjësinë.  Ka shumë mundësi si të luftohet migracioni, njëra është me politika “socialiste”, ku qeveria jep shtesa për fëmijën e tretë apo të katërt, e rritë pushimin për gratë shtatzëna në dy vjet. Mund të bëjnë gjëra të tilla”.

“Qeveria mund bëjë politika konkrete, të fuqishme të cilat pas një kohe fillojnë të japin rezultate. Apo bën politika të tjera, të cilat e fuqizojnë sektorin privat, e që më pas sektori ndikon në zhvillim ekonomik dhe me zhvillim ekonomik, rinia nuk ka nevojë që ta lëshojë Kosovën për 100-200 euro më shumë”, tha Sadiku në Rubikon.

Më tej, ai e kritikoi Qeverinë Kurti se nuk po ka as politika të majta e as të djathta, teksa shtoi se qeveria s’po di “a ta shtyjnë anën socialiste apo kapitaliste”.