Lajme

Sadiku për bisedat Kusari-Simiq: Kurti nëse s’shkarkon ose s’lyp dorëheqje merr përsipër problemin

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2024

Pas bisedave të publikuara mes shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusarit, dhe Përfaqësuesit të Listës Serbe të Listës Serbe Sllavko Simiqit, opinionisti Ermal Sadiku thotë se nëse kryeministri Albin Kurti nuk shkarkon ose nuk kërkon dorëheqje e merr përsipër këtë “problem”.

“Nëse kryeministri nuk vjen me shkarkime, ose me kërkim për dorëheqje, e merr përsipër këtë problem. Kjo është një problem që e kemi përsëritur disa herë të kryeministri”, u shpreh ai në “Rubikon”.

“Ai nuk mund ta kontrollojë cdo detaj ose cdo operim, gjest të secilit person që është në qeveri ose institucione, por në momentin kur nuk merr veprime të caktuara që të zgjidh këtë problem ai e merr përsipër problemin”, shtoi Sadiku.