Lajme

Sadiku: Nëse Trump fiton, mund të lirohet Thaçi dhe të tjerët

By GAZETA SCANNER 1

November 05, 2024

Opinionisti Ermal Sadiku, ka deklaruar sonte se fitorja e kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, do të shtynte përpara kauzën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Siç tha ai në Edicionin Special dedikuar Zgjedhjeve Presidenciale në Amerikë, me këtë mund të ndodhë lirimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

”Mundet me ndodhë edhe lirimi i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me këtë potez që është e rëndësishme për gjithë shqiptarinë në përgjithësi”.

”Këtë nuk e kam thënë unë, po e kanë thënë edhe zyrtarë edhe shumë më të mëdhenj. Është e rëndësishme për shqiptarinë kjo dhe për kauzën tonë dhe për çështjen e bashkimit kombëtar”.