Lajme

Sadiku: Bedri Hamza është kandidati më i mirë që ka mundur PDK-ja ta zgjedhë në këtë moment

By GAZETA SCANNER 1

March 27, 2024

Opinionisti Ermal Sadiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ndër të tjera foli edhe për Bedri Hamzën, si kandidat i PDK-së për kryeministër.

Ai u shpreh se Hamza është kandidati më i mirë që ka mundur PDK-ja ta zgjedhë në këtë moment.

“Mendoj që Bedri Hamza është kandidati më i mirë që ka mundur PDK-ja ta zgjedhë në këtë moment”

“Në bazë të zgjedhjeve lokale, më duket se PDK-ja e ka marrë një informatë shumë të rëndësishme dhe të mirë për të, që thotë që nëse e krijojnë një ekip profesional të njerëzve, që po i themi ne të pastër politikisht, siç është Bedri Hamza, unë mendoj që ata e kanë vërtetuar nga zgjedhjet lokale që populli kanë me i votu”, është shprehur Sadiku.