Kult

Sabri Fejzullahu publikon këngën “Edhe një herë”

Këngëtari i mirënjohur i estradës shqiptare, Sabri Fejzullahu, gjatë ditës së sotme (e premte) ka lansuar projektin e tij.

“Edhe nje here” titullohet kënga, për të cilën është përkujdesur producenti i njohur Cricket.

Për tekstin e këtij projekti, i cili e ka kryesisht tematikën e dashurisë, e ka shkruar këngëtari, Yll Limani.

Me ngjyrime verore, Sabri Fejzullahu është shfaqur në disa vende atraktive të Kosovës, ndërsa këndonte këngën e re.

Sidoqoftë, këngëtari shqiptar njihet për një interpretim të veçantë në prodhimtarinë e tij muzikore, ndërsa numëron mijëra dëgjues aktiv. /Telegrafi/