Rozë

Sabri Fejzullahu me urim të veçantë për të birin në ditëlindjen e tij

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2024

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu sot feston ditëlindjen, e një urim s’kishte si të mungonte nga babai i tij, Sabri Fejzullahu.

Ai përmes një postimi në Instagram, e uroi atë duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.

“Si fëmijë ke qenë: Ermal o sherr i madh. Tani je: Ermal o ylli jonë, që e bën dritë kur këndon. Urime bora e babit, edhe 100 me shëndet e suksese”, ka shkruar Sabrit Fejzullahu.