Që nga viti 1916 kur edhe ka filluar, kompeticioni i Kupës së Amerikës ka pësuar ndryshime të shumta.
Nga viti 1935 deri në vitin 1967 ai organizohej me ndërprerje: kishte edicione vjetore dhe gjithashtu periudha në të cilat luhej çdo dy, tre dhe katër vjet.
Që nga viti 1975 filloi të mbahej rregullisht çdo katër vjet, por në 1986 Conmebol vendosi ky kompeticion të luhej çdo dy vjet.
Kurse, në vitin 2007 u mor vendimi që të luhej çdo katër vjet për të shmangur kryqëzimin e tij me kualifikueset për Kupat e Botës, Lojërat Olimpike dhe Kupën e Konfederatave.
Kjo skemë organizative u respektua rreptësisht që atëherë, me përjashtim të ndryshimit të shkaktuar nga edicioni special i garës , i ashtuquajturi “Copa América Centenario”, i cili u mbajt në vitin 2016 në Shtetet e Bashkuara për të përkujtuar 100 vjetorin e turneut, shkruan Relovo.
Kupa e Amerikës 2020 që do të luhej në Argjentinë dhe Kolumbi u pezullua për shkak të pandemisë koronavirus dhe u mbajt në vitin 2021 në Brazil.
Derosa, edicioni i vitit 2024 është edicioni i 48-të i Kupës së Amerikës , ai do të mbahet nga data 20 qershor deri më 14 korrik dhe janë konfirmuar 16 skuadrat pjesëmarrëse.