Bima e aloe verës preferon zonat tropikale, megjithatë ajo përshtatet në klima nga më të ndryshmet.
Aloe vera është një bimë tepër praktike dhe mjaft e mirë për t’u mbajtur në shtëpi.
Përkujdesja për rritjen dhe zhvillimin e saj gjatë stinës së verës nuk kërkon shumë mund, për sa kohë mësoni hapat bazë.
Me përpjekje minimale, kjo bimë mund të jetojë për shumë vjet me rradhë.
Sa orë në ditë duhet që bima të qëndrojë në diell
Ekspertët e kopshtarisë të cilëve u referohet AgroWeb.org shpjegojnë se shumica e bimëve të aloe verës mund të durojnë nxehtësinë deri në një pikë.
Megjithatë, koha më e mirë për të qëndruar në ndriçim të plotë të diellit për këtë bimë është 6 deri në 8 orë.
Kushtet ideale për rritjen jo problematike të bimës janë nëse e vendosni vazon me pamje nga perëndimi ose jugu
Ndriçimi i tepërt dhe konstant i diellit mund të dëmtojë gjethet plot xhel të aloe verës.
Ato mund të digjen nga dielli dhe gjethet të nxihen.
Temperaturat më të favorshme për rritjen e bimës janë mes 13 dhe 27 gradë Celcius.
Sa herë duhet ujitur Aloe Vera në stinën e verës?
Kjo bimë që ofron kaq të mira për organizmin ka nevojë për ujë në stinën e verës por edhe shumë kujdes
Për shembull, ujitja duhet të jetë e bollshme por jo e tepruar.
Ju duhet të prisni deri sa dheu të thahet plotësisht përpara se ta ujisni sërish.
Një ujitje e mirë konsiderohet çdo 7 deri në 14 ditë në varësi të motit.
Në dimër nga ana tjetër bimën mund ta ujisni diku rreth një herë në dy muaj.
Nëse e teproni me ujin si në dimër ashtu edhe në verë, gjethet dhe rrënjët mund të kalben lehtësisht.