Lajme

Sa ra shi në Prishtinë për një orë, tregon eksperti i ujërave

By GAZETA SCANNER 1

June 23, 2024

Eksperti i ujërave, Skender Bublaku, ka thënë se nga monitorimi për gjatë një ore nga stacioni i motit në lagjen Kalabria në Prishtinë reshjet e shiut kanë qenë 73.89 mm.

Ai ka thënë se reshjet e shiut që kanë rënë të dielën në Prishtinë, kanë karakteristika të ngjarjeve të jashtëzakonshme meteorologjike.

“Kujdes! Reshjet historike të shiut janë ngjarje meteorologjike të jashtëzakonshme që shënohen për shkak të sasive të mëdha të reshjeve të rëna në një periudhë të shkurtër kohe. Reshjet e sotme në Prishtinë duket se kanë këto karakteristika. Kujdes, sepse sasia e reshjeve është shumë e madhe”, ka shkruar ai në Facebook.

Drejtoria e Emergjencave në Prishtinë ka bërë të ditur se reshjet kanë shkaktuar dëme dhe se ekipet e kësaj drejtorie bashkë me zjarrfikësit janë në teren.