Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Jori Delli, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, modelja e njohur ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj të shumtë, të cilët kanë qenë shumë kuriozë dhe i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.
Disa fansa e kanë pyetur në lidhje me jetën e saj personale, disa të tjerë për punën. Por një ndjekës donte të dinte se sa kilogramë është.
“Sa kilogramë peshon?”, është pyetja që Jori ka vendosur që t’i përgjigjet por pa treguar se sa është. Delli shpjegoi dhe arsyen se pse nuk po zbulon kilogramët e saj.
“Nuk më pëlqen që t’i përgjigjem kësaj lloj pyetjeje, sepse kam disa vajza të vogla që më ndjekin dhe mund t’a marrin këtë informacion në mënyrën e gabuar”, është përgjigjur me kujdes modelja e njohur, duke shtuar se “një trup i stërvitur është qëllimi”.