Shëndeti

Sa e rrezikshme është të gëlltisni çamçakëzin?

By GAZETA SCANNER 1

July 16, 2024

Miti i moshës së çamçakëzit të gëlltitur që qëndron në trupin tuaj për shtatë vjet është rrëzuar.

Trupi i njeriut është një mrekulli në shumë mënyra. Merrni parasysh faktin që mund të prodhojë miliona qeliza të gjakut në më pak se 60 sekonda. Por ndonjëherë, aftësitë e tij “minohen”. Një shembull i përsosur i kësaj është miti se çamçakëzi mund të qëndrojë në trupin tuaj për shtatë vjet. “Kjo është po aq e vërtetë shkencërisht sa gëlltitja e farave të shalqirit mund të bëjë që një shalqi të rritet në stomakun tuaj”, thotë Caleb Backe, ekspert i shëndetit për Maple Holistics. Le të “zhytemi” në të vërtetën e madhe që qëndron pas faktit se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse përtypni një çamçakëz.

Çfarë ndodh kur gëlltisni çamçakëzin?

Ndërsa nuk është e vërtetë që çamçakëzi qëndron në trupin tuaj për shtatë vjet, është e vërtetë që pjesa sintetike e tij nuk është e tretshme. Por kjo nuk do të thotë që pjesët sintetike thjesht do të ulen për vite me rradhë. Çamçakëzi rrallë mbetet në trupin tuaj për më shumë se një javë. Kjo për shkak se stomaku zbraz periodikisht përmbajtjen e tij në zorrën e vogël, kështu që nëse gëlltisni çamçakëzin, atëherë ai do të kalonte në zorrë të trashë dhe më në fund do të kalonte në jashtëqitje.

A është e rrezikshme të gëlltisni çamçakëzin?

“Disa përbërës të çamçakëzit, siç janë ëmbëlsuesit treten në të vërtetë”, shkruan Fabian Ortega. Sidoqoftë, çamçakëzi i gëlltitur në mënyrë të përsëritur mund të çojë në krijimin e një materiali të padepërtueshëm potencialisht çka çon më tej në bllokimin e zorrëve.

Sa shpesh mund të gëlltisni çamçakëz në mënyrë të sigurtë?

Pra, a mund të gëlltisni herë pas here çamçakëz dhe të jeni në rregull? Sigurisht që JO! “Do të ishte e mençur nga ana juaj që të mos e ktheni këtë veprim në zakon. Për të shmangur një situatë të mundshme përsëritëse është praktike që ju ta pështyni çamçakëzin kur ta shihni të arsyeshme.