Botë

Rusia vazhdon me vendosjen e raketave balistike

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se do të vazhdojë vendosjen e raketave balistike edhe në vitin 2020, ndërsa, deri në vitin 2021, sistemet balistike Yars do të jenë të instaluara në gjysmën e zonave ushtarake.

Sipas një komunikate të Ministrisë ruse, raketat balistike janë vendosur edhe në zonën Kaluga që ndodhet në perëndim të Moskës.

“Raketat me mbushje bërthamore janë vendosur në silose”, vijon më tej komunikata.

Dje ishte raportuar se raketa balistike Yars, që ishte lëshuar të martën nga poligoni Kapustin Yar, në krahinën Astrahan, me rastin e përvjetorit të krijimit të Forcave strategjike raketore të Rusisë, e kishte goditur objektivin në një distancë 60 km.