9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Rusia shtyn bisedimet bërthamore me ShBA-në

- Advertisement -

Bisedimet SHBA-Rusi ishin planifikuar të zhvilloheshin gjatë kësaj jave, shkruan gazeta ruse Kommersant, duke cituar ambasadën amerikane. Mësohet se zyrtarë nga dy vendet do të zhvillonin takime në kryeqytetin egjiptian nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor. Dy delegacionet do të diskutonin rifillimin e inspektimeve sipas traktatit të ri te reduktimit armëve bërthamore START.

Traktati i ri START midis SHBA-së dhe Rusisë u shty vitin e kaluar edhe për pesë vjet të tjera. Qëllimi i traktatit është të zvogëlojë armët bërthamore strategjike të zotëruara nga dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.

Ambasada amerikane në Moskë: Rusia dhe SHBA kanë mënyra për të menaxhuar rreziqet bërthamore

Rusia dhe SHBA-të kanë mënyra për të menaxhuar rreziqet bërthamore në nivelin e inteligjencës, i tha i ngarkuari me punë i ambasadës amerikane për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti pak kohë më parë në Moskë duke shtuar se aktualisht nuk ka takime të planifikuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit