Botë

Rusia, Kina pro, ShBA kundër largimit të sanksioneve ndaj Koresë Veriore

Rusia dhe Kina propozuan lehtësimin e disa sanksioneve kundër Koresë Veriore, me kusht që qeveria e këtij vendi të angazhohet për zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për de-nuklearizim. Shtetet e Bashkuara e përshkruan këtë veprim si të parakohshëm.

Përfaqësuesi rus tha se propozimi, në formën e një draft rezolute që befasoi disa misione diplomatike në KB, sugjeroi që Këshilli i Sigurimit të hiqte ndalimin e eksportimit të statujave, frutave të detit dhe tekstileve, në një përpjekje për ta inkurajuar dialogun ndërmjet KV dhe ShBA-ve.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit hodhi poshtë propozimin, duke i thënë Reutersit se Këshilli i Sigurimit të KB-ve nuk duhet ta marrë në konsideratë ‘lehtësimin e parakohshëm të sanksioneve’ ndaj Koresë Veriore pasi ‘ky vend po kërcënon të kryejë një provokim të përshkallëzuar, duke refuzuar të takohet për të diskutuar de- nuklearizimin’.

Propozimi gjithashtu bëri thirrje për heqjen e një ndalimi ndaj punës së koreano veriorëve jashtë vendit dhe largimin e detyrimit nga viti 2017 që të gjithë punëtorët e tillë duhej të riatdhesoheshin brenda javës. Ai po ashtu do të përjashtonte projektet e bashkëpunimit hekurudhor dhe rrugor ndër-koreanë nga sanksionet e KB-ve.

Akoma nuk është e qartë se kur, ose nëse, draft-rezoluta mund të hidhej në votim në Këshillin e Sigurimit prej 15-anëtarësh. Një rezolutë ka nevojë për nëntë vota pro dhe asnjë votë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia apo Kina për të kaluar.

“Ne nuk jemi duke nxituar”, tha ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia, duke shtuar se negociatat me anëtarët e KS do të fillonin sot Ai tha se sanksionet që ata kishin propozuar për tu hequr nuk ishin ‘të lidhura drejtpërdrejt me programin bërthamor të Koresë Veriore, dhe se kjo ishte një çështje humanitare’.

Përndryshe, bisedimet bërthamore kanë ngecur që nga dështimi i samitit të shkurtit në Hanoi ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, ndërsa Korea Veriore vazhdon të lëshojë deklarata gjithnjë e më të ashpra, duke tentuar kështu t’i shtyej ShBA-të të bëjnë lëshime deri në fund të vit si kusht për rifillim të bisedimeve.

Korea Veriore ka realizuar gjithashtu rreth 13 raketa balistike që nga muaji maj.

ShBA, Britania dhe Franca kanë këmbëngulur që asnjë sanksion nuk duhet të largohet derisa Koreja Veriore të heqë dorë nga programet e saj të raketave nukleare dhe balistike. Pyongyang ka qenë subjekt i sanksioneve të KB për shkak të këtyre programeve që nga viti 2006.