Sport

Rusi Islam Dudaev ia fiton Shqipërisë medaljen e dytë olimpike në “Paris 2024”

By GAZETA SCANNER 1

August 11, 2024

Mundësi rus Islam Dudaev ia ka siguruar Shqipërisë edhe medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Dudaev që ka zgjedhur ta përfaqësojë Shqipërinë në Lojëra Olimpike, arriti të stoliset me të bronztën në repesazh, ku mposhti në ‘finale’ hungarezin Iszmail Muszukajev.

Dudaev ishte shumë më i mirë në kategorinë deri në 65 kilogramë, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 13:12 në stilin e lirë.

Kësisoj, për Shqipërinë kjo është medalja e dytë e bronztë në histori, meqenëse e para u sigurua dje nga rusi tjetër, Chermen Valiev.