Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se 10 civilë me orgjinë greke janë vrarë sot nga sulmet ajrore ruse në afërsi të Mariupolit.
Përmes një cicërime në Tëitter, Mitsotakis thotë se 10 civilë të pafajshëm u vranë sot, ndërsa ka kërkuar që të ndalohen bombardimet tani.
“10 civilë të pafajshëm me origjinë greke u vranë sot nga sulmet ajrore ruse në afërsi të Mariupolit. Ndaloni bombardimet tani!”, shkroi Mitsotakis.