Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Ai është tallur me pretendimet e ministrit Muratin, duke treguar se me çka po ecin veturat zyrtare.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar duke shkruar se veturat në fjalë ecin me thëngjill.
“Sipas Ministrit te Financave, prej vitit te kaluar, xhipat e Qeverise, nuk po ecin veç me nafte, por edhe me thengjill e drunje”, ka shkruar Rukiqi.