Lajme

Rukiqi: Sot 60 për qind e pagës na shkon në gjëra bazike për të jetuar

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2024

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se janë dyfishuar çmimet dhe janë përkeqësuar xhepa e qytetarëve.

Rukiqi ka thënë se 60 për qind e pagës shkon në gjërat bazike tash, ndërsa sipas tij, dikur veç 32 për qind.

“Kur e ka marrë mandatin kjo qeveri 32 për qind të rrogës ka shkuar për ushqime dhe barna esenciale gjëra bazike për të jetuar, sot ky proporcion është rritur nga 30 në 60 për qind. Pra, 60 përq ind të pagës na shkojnë në gjëra bazike për të jetuar me ushqim për me mujt me majt veten ushqyeshëm edhe ata që kanë barna të blejnë. Kjo është dyfishim i përkeqësimit të gjendjes së secilit”, ka thënë Rukiqi te DPT Fidani.