Rozë

Rukiqi: Qeveria po rehabiliton në pozita njerëz të dyshuar për korrupsion

By GAZETA SCANNER 1

August 07, 2024

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas lajmit se ish i arrestuari dhe personi nën hetime për rastin e keqpërdorimit të rezervave shtetërore, Irfan Lipovica, është përzgjedhur në fazën finale nga ministrja Rozeta Hajdari për pozitën e Kryeshefit në Drejtorinë e Akredimit të Kosovës.

Në një prononcim për Gazetën Nacionale Rukiqi tha se rehabilitimi i të dyshuarve për korrupsion është një shkallë tjetër e qasjes së kësaj qeverie në raport me korrupsionin.

“Kryeministri Kurti me zell edhe nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar sistemin e drejtësisë dhe ka mbrojtur të dyshuarit për korrupsion. Jo rastësisht në raportet ndërkombëtare kjo qeveri shquhet për korrupsion serioz”, tha Rukiqi.