Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngrerë alarmin se me të nisur viti i ardhshëm dyfishohet dhe trefishohet tatimi në pronë për biznese, ndërsa ekonomisti i LDK-së, Berat Rukiqi, reagoi duke e quajtur qeverinë kosovare “anti-biznes” dhe “anti-zhvillim”.
Postimi i Rukiqit:
Qeveria e majtë, anti-biznes dhe anti-zhvillim, synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe të bizneseve, nga dyfishimi dhe trefishimi i tatimit në pronë.
Të njejta miliona, nuk i kthen në dobi të zhvillimit të vendit, por i orienton në tenderë sekret, në dobi të dostave dhe financuesve të partisë.
Këtë nuk do ta lejojmë, me Qeverinë e udhëhequr nga Lumiri, Qeveri që nuk e rrit buxhetin me rritje taksash, por me rritje ekonomike që vjen nga investimi në ekonomi.