Lajme

Rukiqi i reagon Kurtit: Katër vjet asnjë punë e projekt, tash në tentativë për mashtrim

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2024

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, pasi që ky i fundit, pas katër viteve premtim, sot ka shkruar për realizimin e projektit për banesa për çiftet e reja.

Rukiqi përmes një postimi ka thënë se katër vite të Qeverisë Kurti kanë shkruar pa asnjë punë dhe asnjë projekt, ndërsa tash është tentativë për mashtrim.

Postimi i plotë:

4 vjet asnje pune, asnje projekt

Tssh, ne tentative per mashttim:

1. Nisje te themelimit per themelim

2. Fillim procedurash per nisje te procedurave