Lajme

Rukiqi e quan “keqpërdorim eklatant të parasë publike” njoftimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët

By GAZETA SCANNER

December 22, 2024

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukqi, e cilësoi ndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët si një akt të blerjes së votave, duke akuzuar qeverinë për keqpërdorim të parasë publike.

“Asgjë e re.

Qeveria në panik, vazhdon përdorimin e parasë publike, për blerje të votave.

Ky është keqpërdorim eklatant i parasë publike, që as nuk ndihmon, e as nuk zhvillon. Të njejtat para, me automatizëm, do të shkojnë në faturat e shtrenjta të energjisë elektrike.” – tha ai.