Lajme

Rukiqi dekonspiron Kurtin për investimet e huaja direkte

By GAZETA SCANNER 1

August 18, 2024

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukqi, ka reaguar ndaj pretendimeve të kryeministrit Albin Kurti se Kosova sa i përket investimeve të huaja.

Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, i ka kujtuar kreut të ekzekutivit se IDH-të janë të fokusuara vetëm në Patundshmeri dhe Riiinvestime të fitimeve nga bankat.

Si rezultat, sipas ekonomistit të LDK-së, “nuk ka asnjë projekt investiv qe ka ndikuar ne zhvillim ekonomik e as ne krijim te vendeve te punës.”

Postimi:

Investime te Huaja ne Kosove jane:

1. Patundshmerite

2. Riiinvestimi i fitimeve te bankave

Rrjedhimisht, nuk ka asnje projekt investiv qe ka ndikuar ne zhvillim ekonomik e as ne krijim te vendeve te punes.

Gjuha per luften dhe rreth luftes e Kryeministrit, ne çdo medium global, ka nxitur dekurajim dhe frenim te investimeve te jashtme dhe te brendshme.