Sport

Rugani do të jetë transferimi i parë i Arteta-s

Daniele Rugani mund të jetë transferimi i parë i Mikel Arteta në krye te Arsenalit, nëse spanjolli bëhet menaxheri i ri i klubit londinez, raportojnë mediet britanike, përcjell GazetaScanner.

Arteta pritet të zyrtarizohet si zëvendësimi i Unai Emery të shkarkuar ditë më parë nga “Topçinjtë”.

Rugani, i cili është pjesë e Juventusit, edhe më parë ka qenë i lidhur me transferimin tek Arsenali, por ish-trajneri i londinezëve, Emery kishte dështuar ta blejë 25 vjeçarin. Raportohet se vendimi i Juventusit për ta mbajtur Merih Demiral në klub i ka hapuar rrugën largimit te Ruganit nga Torino, dhe duket se ardhmja e tij mund të jetë pikërisht në “Emiratës” të Londrës. /GazetaScanner/