Lajme

Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor

By GAZETA SCANNER 1

April 27, 2024

Në mënyrë që të ruajnë shumicën për të udhëhequr ende në Komunë të Bujanocit, tre parti politike shqiptare në Bujanoc kanë lidhur koalcion paszgjedhor, njoftoi Nevzad Lutfiu, i cili shërben si kryetar i Këshillit Kombëtare Sqhiptar.

Postimi i Lutfiut:

Pas tri takimeve, tri parti politike sot e nënshkruan marrëveshjen (për koalicion paszgjedhor) e ndërmjetësuar nga KKSH.

Partit nënshkruese janë; PD, PVD dhe LPD.

Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit ishte motivi kryesor i kësaj nisme të cilën e udhëheqi KKSH.

Partitë politike të sipërpërmendura arrijnë këtë marrëveshje e cila ka prioritet luftën kundër diskriminimit, zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror, arritjen e barazisë, zhvillimin ekonomik-social, kulturor të komunës sonë.

Marrëveshja mbetet e hapur edhe për listat tjera garuese që sigurojnë mandate në përbërjen e re të Kuvendit komunal.

Shqiptar mbi këtë dhe!