Lajme

Rrustemi thotë se Kurti do marrëveshje, kurse Serbia e mendon kthimin e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

February 13, 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i interesuar për zbatim të marrëveshjes së Brukselit, por sipas tij një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa nënshkrim.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Rrustemi tha se përkundër këtij fakti, Serbia vazhdon të jetë ajo e vërteta që nuk e deklaron atë se çfarë e bënë.

“Deklarata e sotme e kryeministrit Albin Kurti është e qartë që Kosova është e interesuar për ta zbatuar marrëveshjen e Brukselit, por ajo duhet të nënshkruhet edhe si shenj e qartë e vullnetit të palëve për të normalizuar raportet. E në anën tjetër është dukshme që Serbia vazhdon të jetë e vërteta e saj në atë çfarë nuk deklarohet por në atë çfarë bënë. Dmth edhe 24 shtatori ka ardhur vetëm 10 ditë pas dështimit të atij takimit në Bruksel më 14 shtator ku Kosova u portretizua si pala destruktive që nuk po e pranon planin e sekuencimit, ndërkohë që Serbia dhe Vuçiqi tentonte të paraqiste palën konstruktive por 10 ditë më pas ne e patëm sulmin terrorist në veri ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku dhe u cenua rëndë integriteti i Kosovës”, tha Rustemi.

Ai tha se Serbia përveç që nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, e mendon edhe kthimin e Kosovës, të cilin Rrustemi e ka quajtur diçka sureale.

“Serbia nuk dëshiron normalizim me Kosovën, ajo vazhdon të jetë në linja të njëjta ku ishte Serbia 24 vite më parë, vazhdon të ushqej një propagandë të hapur kundër shqiptarëve e veçanti kundër Kosovës, vazhdon ta mendoj kthimin e Kosovës, është krejtësisht sureale por për sa kohë Serbia nuk distancohet, nuk e pranon realitetin e shtetit të Kosovës, si vend fqinj, nuk mund të ketë raporte në mes të Serbisë dhe Kosovës, nuk mund të ketë as normalitet në mes të dy vendeve”, tha Rrustemi.

Rrushemi ka folur edhe për vendimin e QBK-së për ndalimin e përdorimit të valutës së dinarit serb, për çka tha se është vendim i bazuar në përgjegjësitë kushtetuese të BQK-së e cila sipas tij përcakton përdorimin e vetëm një valute zyrtare.

Rrushemi tha se nuk ka munguar edhe koordinimi me partnerët ndërkombëtarë, derisa shtoi se askush nga partnerët ndërkombëtar nuk e ka kontestuar legjitimitetin e këtij vendimi.

“Vendimi i BQK-së është vendim i pakthyeshëm dhe në fund të fundit Kosova do ta ketë vetëm euron si valutë të përdorshme”, u shpreh Rrustemi.