Lajme

Rrustemi: Tërheqja e kryetarëve nga objektet komunale, do të nxiste Beogradin ti cilësonte struktura paralele

By GAZETA SCANNER 1

June 12, 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi nuk e sheh si ide të mirë kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që kryetarët e komunave veriore të tërhiqen nga objektet komunale dhe të veprojnë nga zyra tjera alternative.

Sipas Rrustemit kësisoj do të hapej rruga që kryetarët të cilësoheshin nga Beogradi si struktura paralele.

“Konsideroj që kur bëjmë një pyetje për të ndërmarrë një veprim, është shumë me rëndësi me përfytyru një gjendje që mbetet pas një veprimi të caktum. Nuk munden autoritetet e Kosovës përballë bandave kriminale të tërhiqen. Nuk munden kryetarët e zgjedhur të veprojnë porsi struktura paralele se pastaj do të kishim cilësim edhe nga vet Beogradi e këto struktura si kryetarë paralel. Është shumë me rëndësi që institucionet e Kosovës mos ta shtyjnë procesin në një drejtim të tillë që vet kryetarët e zgjedhur do të merrnin ose do të konsideroheshin si struktura paralele”, ka thënë Rrustemi në Respublika në Tëvë 1.

Tutje ai thotë se kërkesa për largimin e këtyre kryetarëve nga objektet e komunave dhe kërkesa për largimin e njësisë special, janë të Beogradit zyrtar.

“Kërkesa për largimin e këtyre kryetarëve nga objektet e komunave dhe kërkesa për largimin e njësisë speciale, janë dy kërkesa të Beogradit zyrtar. Tash e kuptoj që bashkësia ndërkombëtare edhe nga pozicioni i ndërmjetësuesit ato i ka bartur dhe paraqitur edhe tek autoritetet e Kosovës. Por këto dy kërkesa janë të vazhdueshme dhe të përsëritura edhe nga Vuçiq…Bashkësia ndërkombëtare ka tri kërkesa, përveç tyre janë edhe mbajtja e zgjedhjeve që ne e kemi pranuar, ka shtuar Rrustemi.