Ish-pjesëtari i UÇK-së, Rrustem Tetaj, është dëshmitari i 84-të ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gjatë kësaj seance, dëshmitari Tetaj pyetet për rolin e ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Në kohën e kësaj pyetje, në pamje shihet Thaçi duke qeshur, pasi dëshmitari nuk e dinte pozitën e Thaçit në luftë.
Ndërkohë, avokati i Thaçit e pyet dëshmitarin Tetaj se a ka dëgjuar Thaçin duke kërkuar largimin e fotografisë së Ibrahim Rugovës, ai përgjigjet duke thënë “jo, Tahir Zemaj ka thanë”.
Ai është pyetur nga Prokurori për takimin me Hashim Thaçin.
“Kjo ka qenë para emërimit të Tahir Zemajt. Njëherë e kam pasur shumë kontakte me të, herën e dytë ka qenë në zyrën time në rroba civile nuk ka pasur uniformë. Prezent ka qenë edhe Bislim Zyrapi. Por ka qenë para datës 21 kur është emëruar Tahir Zemaj komandant në Dukagjin. Hashim Thaçin dy herë e kam pa para takimit të Zhabelit, e treta herë ka qenë pas Zhabelit. Dy herë në Prapaçan dhe një herë ne Zhebel”, tha ai, raporton Nacionale.
“Është ardhë me të, e këta më tepër në largësi. A dytën herë e kam takuar me rroba civile në zyrën time në Prapaçan, aty ka qenë edhe Bislim Zyrapi. E tretën herë takimi në Zhebel”, tha ai më tutje.