Sport

Rrustem Aliaj jep dorëheqje nga pozita e Presidentit të klubit FC Suhareka

By GAZETA SCANNER

December 24, 2024

Rrustem Aliaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të klubit FC Suhareka.

Në një postim në Facebook, Klubi ka falenderuar Aliaj, duke thënë se ka pasur një ndikim të madh dhe ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në klub. Të kesh një president që ka shërbyer me nder dhe krenari është një vlerë e madhe për një ekip.

Postimi i plotë:

📃𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧𝗘̈ 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘

RRUSTEM ALIAJ jep dorëheqje nga pozita e Presidentit të klubit FC Suhareka.

Të nderuar qytetar të komunës së Suharekës, adhurues të futbollit Kosovar, dashamirë të klubit tonë, kryesi, staff, futbollistë dhe gjithë pjesëtarë të klubit ju njoftojmë për dorëheqjen nga pozita e presidentit të klubit z.Rrustem Aliaj vendimi për dorëheqje është një hap për të sjellë ndryshime ose për të hapur rrugën për një vizion të ri në klub.

Rrustem Aliaj ka pasur një ndikim të madh dhe ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në klub. Të kesh një president që ka shërbyer me nder dhe krenari është një vlerë e madhe për një ekip.

Shprehim mirënjohjet tona ndaj tij. Urimi për suksese në të ardhmen tregon respektin dhe vlerësimin për kontributin e tij.

Në ditët në vijim mbledhja për zgjedhjen e kryesisë së re do të përcaktojë drejtimin që do të ndjekim në të ardhmen. Një lidership i fortë dhe me vizion është kyç për të vazhduar sukseset dhe për të përmirësuar më tej performancën.

Faleminderit për gjithqka president do mbetesh në historinë e klubit si president historik dhe shumë i respektuar.