Lajme

Rrusta: VV nuk heq dorë nga pushteti edhe nëse bëhet Asociacioni (Video)

By GAZETA SCANNER 1

September 20, 2023

eutë Rrusta nga PSD-ja vlerëson se sot në qeveri e kemi një parti e cila është shumë e kapur rreth pushtetit dhe se nuk është në gjendje të heqë dorë prej tij edhe nëse bëhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ajo deklaroi se Kurti nuk e lëshon qeverinë me metoda demokratike sepse sipas saj, nuk është duke e mbajtur me metoda demokratike.

“Ky i ka shpallur luftë KPK-së, ka luftë me prokurorë, me gjyqësorë, në krejt sferat e jetesës kushdo që e ka një pasuri të caktuar, menjëherë vihet në dyshim nëse është në kundërshtim me forcat e caktuara në pushtet, ose me deputetë, ose me ministra, ose me ministri”.

“Ajo çka mua më duket më fatale është që kjo qeveri mbështetjen që e gëzon te qytetarët e ka një amnisti tepër të madhe. Edhe nëse i zë ti këta duke bërë korrupsion, pason menjëherë arsyetimi që ‘këta po në rregull është se megjithatë ata e kanë bërë më keq’, ose ‘nuk është kryeministri po janë këta’”.

Rrusta shtoi se gjatë gjithë kohës ekziston një aurë rreth një lideri që ajo thotë se mendon që duhet të çmitizohet.

“Ai është një njeri i rëndomtë, me dëshirë të madhe për pushtet”, përfundoi ajo.